Personalizimi i ekranit kryesor
Dëshironi të shikoni panoramën tuaj të preferuar ose fotografitë e familjes tuaj në
sfond të ekranit kryesor? Ju mund të ndryshoni këtë foto sfondi dhe t'i rregulloni
elementet në ekranin kryesor për ta personalizuar atë sipas dëshirës tuaj.
Ndryshimi i fotos së sfondit
1 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Ekrani
>
Foto sfondi
.
2 Zgjidhni një dosje dhe një fotografi.
Ju mund të bëni një fotografi me anë të kamerës së telefonit tuaj dhe ta përdorni
atë fotografi.
Këshillë: Shkarkoni më shumë foto sfondi nga Dyqani i Nokia-s. Për më shumë
informacion, vizitoni www.nokia.com/support.
Për të rirregulluar elementet në ekranin kryesor, zëvendësoni shkurtoret me disa të
reja.
Personalizimi i telefonit tuaj
19