Rreth lidhshmërisë Bluetooth
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
>
Aktiv
.
Mund të lidheni me valë me pajisje të tjera të përputhshme, si telefona, kompjuterë,
kufje dhe sete makinash.
Mund ta përdorni lidhjen për të dërguar elemente nga telefoni juaj, kopjoni skedarë
nga PC-ja juaj dhe printoni skedarët me një printer të përputhshëm.
Përderisa pajisjet me teknologjinë Bluetooth me valë komunikojnë duke përdorur valë
radioje, ato nuk nevojiten të jenë në vijë të drejtpërdrejtë shikimi. Sidoqoftë, ato duhet
vetëm të jenë të shumtën 10 metra (33 këmbë) larg njëra-tjetra, megjithëse lidhja
mund të ketë ndërhyrje nga pengesa të tilla si muret ose nga pajisjet e tjera
elektronike.
Lidhja
21
Kur telefoni juaj është i kyçur, mund të lidheni vetëm me një pajisje të çiftëzuar që
është cilësuar në
Lidhje auto
.
Këshillë: Për ta përdorur shpejt cilësimet Bluetooth, në ekranin kryesor, shtypni dhe
mbani butonin Bluetooth .
Shënim: Në disa vende mund të ketë kufizime për përdorimin e teknologjisë
Bluetooth. Për shembull, në Francë, lejoheni të përdorni teknologjinë Bluetooth
vetëm në mjedise të brendshme. Pas datës 1 korrik 2012 kufizimi për përdorimin e
teknologjisë Bluetooth të këtij produkti në ambiente të jashtme në Francë është
tërhequr nga BE-ja. Për më shumë informacione, kontaktoni me autoritetet lokale.