Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj frekuencës radio në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose
të paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapëse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me
trupin, nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet
mund të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë
transmetimi.