Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikni pajisjen tuaj në zona me një atmosferë të mundshme shpërthyese, për shembull, pranë pompave të benzinës në
stacionet e shërbimit. Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen
trupore ose vdekjen. Vëzhgoni kufizimet në stacionet e shërbimit, magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse;
uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar operacione shpërthimesh. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese
janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj,
poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose
grimca të tilla si kokrriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz natyror
të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.