
Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj është parashikuar të përdoret me një bateri të ngarkueshme BL-5J . Nokia mund të vërë në dispozicion modele
të tjera baterie për këtë pajisje. Përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia.
Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-11 . Numri i saktë i
modelit të ngarkuesit Nokia mund të ndryshojë në varësi të llojit të spinës, që identifikohet nga E, X, AR, U, A, C, K, B ose N.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet. Kur kohët e pritjes dhe
të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.