
Shkrimi me tastierën
Pajisja juaj ka një tastierë të plotë.
1
Tasti i funksioneve. Për të futur karakteret e veçanta të printuara mbi taste,
shtypni tastin e funksionit dhe më pas shtypni tastin korrespondues. Për të futur
karakteret e veçanta në një radhë, shtypni dy herë tastin e funksioneve. Për t'u
rikthyer në regjimin normal, shtypni butonin e funksionit.
2
Tasti i ndërrimit. Për të këmbyer gjendjen e shkronjave të mëdha dhe të vogla,
shtypni dy herë tastin e ndërrimit. Për të futur shkronja të mëdha në gjendjen e
6
Fillimi

shkronjave të vogla, ose një shkronjë të vogël në gjendjen e shkronjave të mëdha,
shtypni tastin e ndërrimit dhe më pas shtypni tastin e dëshiruar alfabetik.
3
Tasti i simboleve. Për të futur karaktere të veçanta që nuk tregohen në tastierë,
shtypni tastin e simboleve dhe zgjidhni karakterin e dëshiruar.
4
Tasti prapa. Për të fshirë një karakter, shtypni tastin prapa. Për të fshirë disa
karaktere, shtypni dhe mbani shtypur tastin prapa.
5
Tasti i hyrjes. Për të lëvizur kursorin në rreshtin tjetër ose fushën tjetër të futjes
së tekstit, shtypni tastin e hyrjes. Funksione të tjera bazohen në kontekstin
aktual.
6
Tasti ctrl. Për të kopjuar, prerë ose ngjitur tekstin e zgjedhur, kur mbani të
shtypur butonin ctrl, shtypni C, X ose V. Për të zgjedhur të gjithë tekstin, kur mbani
shtypur butonin ctrl, shtypni A.
Fusni një variacion të shkronjës
Mund të fusni, për shembull, shkronja me theks. Për të futur á, mbani të shtypur
butonin e simboleve dhe më pas shtypni vazhdimisht A deri sa të shfaqet shkronja e
dëshiruar. Rendi dhe disponueshmëria e shkronjave varen nga gjuha e zgjedhur e
shkrimit.